Take a fresh look at your lifestyle.

Sveçla për katër komunat veriore të Kosovës: Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe – Lajmet e fundit



Sveçla për katër komunat veriore të Kosovës: Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe




Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se pjesa veriore e Kosovës është duke frymuar ndryshe duke aluduar që ndikimi i Listës Serbe ka rënë të qytetarët serb.


Ai në fotografinë që e ka postuar shihte duke u përshëndetur me qytetarë në pesën veriore të Kosovës, i shoqëruar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe ministri i Bujqësis, Faton Peci.


Sveçla për katër komunat veriore të Kosovës ka thënë se “tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”.Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votimet e zgjedhjeve në veri të dielën.


Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se e nesërmja, dita e zgjedhjeve, paraqet mundësinë që grupet e dirigjuara nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, të marrin përgjigjen e tyre dhe jo vetëm.


“Nesër do të mbahet procesi zgjedhor në 4 komunat veriore dhe përkundër frikës dhe pasigurisë që tentojnë të përhapin qarqe të caktuara e të orkestruara, ju bëj thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votim. Nesër është mundësia që përmes votës së qytetarëve, grupet që kanë udhëhequr nën dirigjimin e Vuçiq të marrin përgjigjen e merituar dhe qytetarët të çlirohen përfundimisht nga ta”, ka shkruar Sveçla.


Gjersa ka përmendur kërcënimet e deritanishme ndaj komunitetit serb, ky i fundit ka thënë se si shkak i ndikimit nga shteti serb, shumë kandidatë kanë dhënë dorëheqje.


Comments are closed.