Take a fresh look at your lifestyle.

Sveçla thotë se vendimi për dokumente për hyrje/dalje do të zbatohet deri në heqjen e barrikadave – Lajmet e fundit



Sveçla thotë se vendimi për dokumente për hyrje/dalje do të zbatohet deri në heqjen e barrikadave




Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura përshkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe.


Të gjithë personat që posedojnë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, ministri Sveçla tha se do të pajisen me dokumentin hyrje-dalje e cila ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës.


“Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022”, u shpreh ministri i Brendshëm. /Zëri


Comments are closed.