PDK | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Thu, 01 Jun 2023 22:09:25 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.2.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png PDK | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/krasniqi-kurti-nuk-mund-te-flase-ne-emer-te-dy-kryetareve-te-pdk-te-zgjedhur-ne-veri-lajmet-e-fundit/ Thu, 01 Jun 2023 22:09:25 +0000 https://kosovonow.com/?p=32197 Kryetari i PDK-së në Kosovë, Memli Krasniqi ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për situatën që po ndodh në veri të vendit. Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Memli Krasniqi tha se veprimet e Kryeministrit Kurti nuk janë të papritura për të.“Nuk […]

The post Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri




Kryetari i PDK-së në Kosovë, Memli Krasniqi ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për situatën që po ndodh në veri të vendit.


Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Memli Krasniqi tha se veprimet e Kryeministrit Kurti nuk janë të papritura për të.“Nuk është ndonjë befasi sepse ajo që ka definuar z.Kurti në çdo hap të trajektoret së tij politike, ka qenë një veprim i izoluar pa konsultuar. Nuk befasohem që ai nuk konsultohet me z.Rama apo me z.Grubi sepse ai nuk është konsultar as me partnerët kryesorë të Kosovës. Z.Kurti nuk ka legjitimitet që të shkatërrojë raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtar. Prandaj nuk mund të fshihet pas numrave sepse në jetën e përditshme ka një dështim drastik, në ekonomi, arsim. Veprimet e fundit kanë tejkaluar çdo limit përkundër që nuk janë të reja”.


Në Zubin Potok dhe Zveçan kanë fituar 2 kryetarë nga radhët e PDK-së, për të cilët Krasniqi tha se po e ushtrojnë detyrën në ambiente të tjera.



Kryetarët e PDK në Zubin Potok dhe Zveçan, duke pasur parasysh përshkallëzimin e situatës, kanë vazhduar punën në zyra të tjera komunale por jo në zyrat e qytetit”.


Sa i përket tezës për të ribërë zgjedhje të tjera në veri të Kosovës, Memli Krasniqi tha se duhet të respektohen ligjet dhe Kushtetuta, ndërsa theksoi se Kryeministri Albin Kurti nuk mund të flasë për asnjë zgjidhje në emër të dy kryetarëve të PDK-së.


“Ka një mënyrë që duhet të respektohen ligjet për të pasur zgjedhje të reja. Shpallja e zgjedhjeve ka qenë pasojë e gabimeve të Albin Kurtit, shtyrja ka qenë antikushtetuese. Albin Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve që vijnë nga radhët e PDK-së”.


Memli Krasniqi theksoi gjithashtu se për situatën që po ndodh në veri të vendit, partitë opozitare nuk kanë pasur asnjë konsultim me udhëheqësit më të lartë të Kosovës.


“Nuk ka pasur asnjë konsultim nga ana e udhëheqësve të shtetit. Kam qenë në komunikim direkt me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me përfaqësuesit e SHBA”.


The post Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
PDK thirrje Qeverisë të krijojë kushte për mbajtjen e seancave solemne të kryetarëve në veri https://kosovonow.com/pdk-thirrje-qeverise-te-krijoje-kushte-per-mbajtjen-e-seancave-solemne-te-kryetareve-ne-veri/ Sun, 21 May 2023 19:48:28 +0000 https://kosovonow.com/?p=31783 PDK thirrje Qeverisë të krijojë kushte për mbajtjen e seancave solemne të kryetarëve në veri

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka deklaruar se dy kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së, në Zveçan dhe në Zubin Potok po përballen me presion dhe nënçmim nga zyrtarë e segmente të Qeverisë, posaçërisht sipas tij, nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. Gjoshi në një postim në Facebook, thotë […]

The post PDK thirrje Qeverisë të krijojë kushte për mbajtjen e seancave solemne të kryetarëve në veri first appeared on Kosovo Now.]]>
PDK thirrje Qeverisë të krijojë kushte për mbajtjen e seancave solemne të kryetarëve në veri

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka deklaruar se dy kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së, në Zveçan dhe në Zubin Potok po përballen me presion dhe nënçmim nga zyrtarë e segmente të Qeverisë, posaçërisht sipas tij, nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Gjoshi në një postim në Facebook, thotë se të dy komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, sipas tij, ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të krijojë kushtet e nevojshme, sa më parë, për mbajtjen e seancave solemne.

“Këto veprime të këtyre zyrtarve nuk janë të bazuara në asnjë arsye legjitime, të cilën, ne do ta respektonim pa asnjë problem.

Madje, as shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa nuk kemi pasur.

Prandaj, i gjithë ky teatër, është një tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar Kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna.

I bëjmë thirrje Qeverisë që të krijojë kushtet e nevojshme, sa më parë, për mbajtjen e seancave solemne.

Mbi të gjitha, kërkojmë urgjentisht që ky presion, krejt i panevojshëm dhe jashtë çdo norme etike, të ndalet menjëherë.

Dy Kryetarët nga radhët e PDK-së, të votuar për të udhëhequr komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë të përkushtuar për të punuar në të mirë qytetarëve, pa dallim. Prandaj, çdo komunikim me ta, i ftojmë Qeverinë që ta bëjnë zyrtarisht dhe bashkëpunimi, sipas ligjit, nuk do të mungojë asnjëherë.”, shkroi Gjoshi në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq, ndërsa në Zveçan dhe Zubin Potok të parët kanë dalë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit janë mbajtur më 23 prill.

Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 73.5% të votave në Leposaviq, Albulena Behluli-Hetemi e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 25% të votave, ndërsa Aleksandër Jabllanoviq, i cili ishte tërhequr nga gara, ka marrë 1.05% të votave.

E në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 66.9% të votave, i pasuar nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Taulant Kelmendi me 23.4% të votave dhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica me 9.7% të votave.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, në Zveçan, Ilir Peci i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 59% të votave, Fetah Peci i Vetëvendosjes ka marrë 37.3% të votave ndërsa Sllagjana Pantoviq ka marrë 3.6%.

Ndërsa, në Zubin Potok ka fituar PDK me kandidatin Izmir Zeqiri i cili ka marrë 52.2% të votave, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Flatron Hasani ka marrë 47.7% të votave. /Telegrafi/

The post PDK thirrje Qeverisë të krijojë kushte për mbajtjen e seancave solemne të kryetarëve në veri first appeared on Kosovo Now.]]>
PDK: Mostrat e rastit “Dehari” humbën në duar të ministres Haxhiu, dorëheqje dhe hetim i menjëhershëm – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/pdk-mostrat-e-rastit-dehari-humben-ne-duar-te-ministres-haxhiu-doreheqje-dhe-hetim-i-menjehershem-lajmet-e-fundit/ Thu, 08 Dec 2022 15:54:43 +0000 https://kosovonow.com/?p=24013 Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka kërkuar dorëheqjen e Ministres Albulena Haxhiu, pas humbjes së mostrave të “Rastit Dehari” në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Gruda tha se […]

The post PDK: Mostrat e rastit “Dehari” humbën në duar të ministres Haxhiu, dorëheqje dhe hetim i menjëhershëm – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


PDK: Mostrat e rastit “Dehari” humbën në duar të ministres Haxhiu, dorëheqje dhe hetim i menjëhershëm




Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka kërkuar dorëheqjen e Ministres Albulena Haxhiu, pas humbjes së mostrave të “Rastit Dehari” në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


Gruda tha se kjo dorëheqje do t’i hapte rrugë një hetimi të pavarur të këtij rasti, dhe se ministrat nuk janë nuk janë drejtues të Ministrive për të raportuar skandalet, por për të punuar në mënyrë të ligjshme.


“PDK ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe deklaratën e Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu mbi zhdukjen e mostrave për rastin “Dehari”, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Zhdukja e mostrave është përgjegjësi direkte e Ministres Albulena Haxhiu, e cila e drejton Ministrinë e Drejtësisë, ku ndodhet edhe Instituti. Kur zhduken mostrat, dëmtohen provat, dëmtohet drejtësia dhe pamundësohet zbardhja e rastit. PDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si përgjegjësja kryesore dhe drejtuese e Ministrisë së Drejtësisë, pranë të cilës funksionon edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore”, tha ai.


PDK ngre dyshimet se Ministrja Haxhiu duke dashur të mbulojë paaftësinë e saj, po manipulon me prova dhe situatën.


“Rasti Dehari”, është një rast vërtetë tragjik, zbardhja e të cilit, deri në detajin më të vogël, është obligim shtetëror për të cilin ne kemi kërkuar që të punohet në vazhdimësi. Për ne ka qenë e qartë që nga fillimi se, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur për qëllim asnjëherë që të zbardhë të vërtetën e këtij rasti, por ta përdorë atë për betejat e saj politike. Fatkeqësisht, përdorimi politik i këtij rasti po vazhdon edhe tani kur ata janë në pushtet dhe kanë të gjithë mekanizmat shtetëror në duart e tyre për ta zbardhur të vërtetën e këtij rasti. Pas më shumë se dy viteve qeverisje dhe zero avancimi në rastin “Dehari”, ne dyshojmë që Ministrja Haxhiu duke dashur të mbulojë paaftësinë e saj, por edhe në pamundësi të sigurimit të fakteve të pamohueshme për të dëshmuar një të vërtetë tjetër në lidhje me këtë rast, po manipulon me prova dhe situatën”, theksoi Gruda.


Gruda përmendi faktin se Qeveria Kurti e ka kapur edhe Institutin e Mjekësisë Ligjore duke e lënë me Ushtrues Detyre, prandaj mostrat e humbura të rastit Dehari janë përgjegjësi e drejtpërdrejt dhe e pamohueshme e Ministres së Drejtësisë.


“Rrjedhimisht, është pikërisht kjo Qeveri, me në krye Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, të cilët e kanë caktuar dhe lënë Institutin e Mjekësisë Ligjore me Ushtrues Detyre. Ashtu siç kanë kapur shumë institucione të tjera, Qeveria Kurti ka kapur dhe është duke kontrolluar edhe Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prandaj, mostrat e humbura të rastit Dehari sot, janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë dhe e pamohueshme e Ministres së Drejtësisë. Prandaj, po e përsëris, dorëheqja e Ministres së Drejtësisë është minimumi që duhet të bërë në këtë rast, për t’i hapur rrugë një hetimi të pavarur dhe të drejtë për të zbardhur të vërtetën deri në fund të zhdukjes së këtyre mostrave në mënyrë të pashpjegueshme”, tha ai.


Sipas PDK-së, është më se e qartë se zbardhja e “Rastit Dehari” nuk ka qenë asnjëherë prioritet dhe angazhim i ministres Haxhiu, por vetëm manipulim dhe përdorim politik nga ana e saj.


“Pyetja që duhet ti shtrohet sot Ministres Haxhiu është kjo: Si ka mundësi që për një rast kaq me prioritet dhe të rëndësishëm për ju, që ishte edhe kauzë politike, keni lejuar që në institucionin që është në varësinë tuaj dhe që merrej me këtë rast, të humbasin mostrat kruciale për zbardhjen e rastit? Një gjë është më se e qartë. Zbardhja e rastit Dehari po vërtetohet se nuk ka qenë asnjëherë prioritet dhe angazhim i Albulena Haxhiut, por, fatkeqësisht, vetëm manipulim dhe përdorim politik nga ana e saj. Po e përfundoj me një konstatim që e kemi bërë edhe më herët: Si ka mundësi që kanë qëndruar për dy vite në pushtet, po vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet dhe po manipulojnë pa ndalë, pa zbardhur ende rastin Dehari?!”, tha Gruda. /Zëri



The post PDK: Mostrat e rastit “Dehari” humbën në duar të ministres Haxhiu, dorëheqje dhe hetim i menjëhershëm – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Limaj: Emri im është në Nisma por më PDK se unë, nuk ka në Kosovë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/limaj-emri-im-eshte-ne-nisma-por-me-pdk-se-une-nuk-ka-ne-kosove-lajmet-e-fundit/ Wed, 16 Nov 2022 21:46:07 +0000 https://kosovonow.com/?p=22894 Foto: Zëri Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se partia që ai drejton është e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike në vend. Limaj tha në Klan Kosova se ai vazhdon të besoj në konceptin dhe idetë e PDK-së, pavarësisht faktit se […]

The post Limaj: Emri im është në Nisma por më PDK se unë, nuk ka në Kosovë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Limaj: Emri im është në Nisma por më PDK se unë, nuk ka në KosovëFoto: Zëri




Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se partia që ai drejton është e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike në vend.


Limaj tha në Klan Kosova se ai vazhdon të besoj në konceptin dhe idetë e PDK-së, pavarësisht faktit se ka vite që i përket një partie tjetër.


”Bërthama, brumi, krijimi është në koncept… unë mendoj se jam më PDK se krejt PDK-ja që janë”.


”Unë e them publikisht, emri im është në Nisma, por më PDK se unë nuk ka në Kosovë, në organe të PDK-së, në koncept, në PDK-në që e kemi kriju, që e kemi ndërtu”.


”Tash i kemi dy forca politike, dyert e bashkëpunimit duhet t’i mbajmë të hapura, jemi të gatshëm të ulemi dhe të bashkëpunojmë në tema, të ndërtojmë diçka të përbashkët natyrisht nëse ka vullnet, nëse nuk ka vullnet nga të tjerët vazhdojmë secili në rrugën e vetë”.


”Ama unë dhe Nisma jemi të gatshëm t’i bëjmë hapat e bashkëpunimit në temat e rëndësishme për vendin që preventojnë gabimet dhe telashet me të cilat po ballafaqohet vendi”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.


The post Limaj: Emri im është në Nisma por më PDK se unë, nuk ka në Kosovë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Gjoshi pas takimit me Osmanin: PDK do të jetë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar proceset demokratike – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/gjoshi-pas-takimit-me-osmanin-pdk-do-te-jete-gjithmone-e-gatshme-per-te-ndihmuar-proceset-demokratike-lajmet-e-fundit/ Mon, 14 Nov 2022 15:28:02 +0000 https://kosovonow.com/?p=22788 Foto: Laura Hasani Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi është deklaruar pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani. Gjatë ditës së sotme, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësuesit e partive politike në vend dhe u propozua që 18 tetori të jetë data […]

The post Gjoshi pas takimit me Osmanin: PDK do të jetë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar proceset demokratike – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Gjoshi pas takimit me Osmanin: PDK do të jetë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar proceset demokratikeFoto: Laura Hasani




Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi është deklaruar pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani.


Gjatë ditës së sotme, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësuesit e partive politike në vend dhe u propozua që 18 tetori të jetë data për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit, pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet kosovare, shkruan “Zeri.info”.


Pas këtij takimi, përfaqësuesi i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se partia e tij gjithmonë është e gatshme për ta ndihmuar Kosovën.


Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Gjoshi ka thënë se PDK-ja, çdo hërë është e gatshme për t’i ndihmuar proceset demokratike, të cilat siç tha ai, janë në të mirë të shtetit dhe shoqësirsë. /Zeri.info


 



The post Gjoshi pas takimit me Osmanin: PDK do të jetë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar proceset demokratike – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Krasniqi: Plani franko-gjerman s’mund të jetë i vërtetë, nëse tërhiqet Kurti – PDK e gatshme të udhëheq – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/krasniqi-plani-franko-gjerman-smund-te-jete-i-vertete-nese-terhiqet-kurti-pdk-e-gatshme-te-udheheq-lajmet-e-fundit/ Sun, 13 Nov 2022 09:16:49 +0000 https://kosovonow.com/?p=22722 Foto: Laura Hasani Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli krasniqi, ka theksuar se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi i publikuar ditë më parë nuk mund të jetë i vërtetë. Ai në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se nuk e kupton pse ky planë […]

The post Krasniqi: Plani franko-gjerman s’mund të jetë i vërtetë, nëse tërhiqet Kurti – PDK e gatshme të udhëheq – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Krasniqi: Plani franko-gjerman s’mund të jetë i vërtetë, nëse tërhiqet Kurti – PDK e gatshme të udhëheqFoto: Laura Hasani




Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli krasniqi, ka theksuar se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi i publikuar ditë më parë nuk mund të jetë i vërtetë.


Ai në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se nuk e kupton pse ky planë është bërë publik në këtë kohë, por që thotë se spekulime e taktizime të kësaj natyre ka pasur në vazhdimësi.


Mirëpo ai apelon që vëmendja ndërkombëtare duhet të shfrytëzohet maksimalisht.


Sipas tij, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani duhet ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të shprehin kërkesën për ta diskutuar në mënyrë që të arrihet te marrëveshja finale me njohje të ndërsjellë.


“Sa i përket planit franko-gjerman ai që është publikuar nuk mund të jetë plani i vërtetë. Nuk e kuptoj arsyen pse është publikuar një plan i tillë, por spekulimet e kësaj natyre, taktizimet e kësaj natyre ka pasur gjithmonë edhe me publikimet e të ashtuquajturve non-papers. Plani franko-gjerman në vete ngërthen mbi të gjitha një koordinim ndërkombëtar që se kemi parë në raport me Kosovën qe shumë vjet. Pra në kohën kur vëmendja e diplomacisë botërore është e koncentruar në Ukrainë dhe zhvillimet globale ky koordinim me SHBA dhe BE në raport me Kosovën dhe interesimin për ta dërguar në një nivel të ri dialogun Kosovë-Serbi duhet të merret shumë seriozisht sepse nuk ndodh shpesh që ta kemi këtë vëmendje dhe interesim ndërkombëtar”.


“Kryeministri Kurti por edhe presidentja Osmani duhet ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të shprehin kërkesën dhe angazhimin e tyre për ta diskutuar planin franko-gjerman por për ta pranuar si të tillë tash dhe e mira është që nuk është një kërkesë mere ose leje por që të shprehin gatishmërinë e Kosovës për tu angazhuar dhe negociuar tekstin i cili duhet të rezultojë tekst final me përfshirje të sa më shumë aspirtat shtetërore të Kosovës sepse e rëndësishme është marrëveshja finale e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë”.


Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Krasniqi tha se asnjë Qeveri nuk e ka përfunduar mandatin, duke theksuar se as Kurti nuk do t’i bëjë katër vjet qeverisje.


Sipas tij, shkuarja në zgjedhje mund të ndodhë vetëm nëse kryeministri dorëhiqet, ndryshe thotë se PDK-ja është e gatshme të marrë udhëheqjen e vendit.


“Në Kosovë fatkeqësisht veçanërisht pas pavarësisë kurrë asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin. As kjo qeveri nuk besoj që do ta përfundojë mandatin ne kohë të rregullt. Por shkuarja në zgjedhje tash mund të ndodhë vetëm nëse kryeministri dorëhiqet dhe dorëzohet. Unë shpresoj që kryeministri që ka marrë besimin e kaq shumë qytetarëve nuk është njeri që dorëzohet. Nëse ai dorëzohet ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë për të udhëhequr me vendin”.


Duke folu për formimin e Asociacionit, ai potencoi se askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një Republika Serpska.


Sipas tij, kërkesë e ndërkombëtarëve është formimi i Asociacionit në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese pa e rrezikuar sovranitetin dhe integritetin territorial.


“Asociacioni do të jetë pjesë e diskutimeve të planit franko-gjerman. Askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një republika Serpska të re. Askush nuk ka kërkuar as në të kaluarën nga Kosova që të krijojë asociacion nuk është në pajtim me kushtetutën. Kryeministri Kurti duhet ta trajtojë seriozisht këtë koncentrim të interesimit dhe të ndihmesës ndërkombëtare te angazhohet në diskutim të planit dhe t’i shpreh qëndrimet e Kosovës duke përfshirë edhe asociacionin. Por gjithsesi në pajtim me kushtetutën dhe me akt gjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pa e rrezikuar karakterin unitar të shtetit tonë, sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha Krasniqi.


The post Krasniqi: Plani franko-gjerman s’mund të jetë i vërtetë, nëse tërhiqet Kurti – PDK e gatshme të udhëheq – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Mustafa, PDK: Kosova çdo vit ka pasur rritje të buxhetit, jo vetëm me Qeverinë “Kurti” – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/mustafa-pdk-kosova-cdo-vit-ka-pasur-rritje-te-buxhetit-jo-vetem-me-qeverine-kurti-lajmet-e-fundit/ Tue, 01 Nov 2022 04:17:32 +0000 https://kosovonow.com/?p=22097 Ditë më parë Qeveria e Kosovës miratoi projektbuxhetin për vitin 2023, për të cilin ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se është buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Kosova. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Arben Mustafa nga PDK-ja, i cili e ka […]

The post Mustafa, PDK: Kosova çdo vit ka pasur rritje të buxhetit, jo vetëm me Qeverinë “Kurti” – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Mustafa, PDK: Kosova çdo vit ka pasur rritje të buxhetit, jo vetëm me Qeverinë “Kurti”




Ditë më parë Qeveria e Kosovës miratoi projektbuxhetin për vitin 2023, për të cilin ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se është buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Kosova.


Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Arben Mustafa nga PDK-ja, i cili e ka quajtur këtë si “deklaratë boshe”, që sipas tij nuk paraqet ndonjë të arritur të veçantë, raporton Zeri.info.


Mustafa ka thënë se çdo vit buxheti i Kosovës rritet më shumë se vitin paraprak.


“Ky rezultat bëhet edhe më pak i rëndësishëm kur kemi parasysh se rritja e planifikuar e të hyrave buxhetore vjen kryesisht nga rritja e ndjeshme e çmimeve, përderisa sipas Fondit Monetar Nderkombëtar, rritja reale e ekonomisë për vitin 2023 nuk pritet të jetë më e lartë se 3.5%”, shkroi ai. /Zëri


The post Mustafa, PDK: Kosova çdo vit ka pasur rritje të buxhetit, jo vetëm me Qeverinë “Kurti” – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Kastrati, PDK: Video e LVV-së u shërben vetëm skenareve serbo-ruse – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/kastrati-pdk-video-e-lvv-se-u-sherben-vetem-skenareve-serbo-ruse-lajmet-e-fundit/ Mon, 03 Oct 2022 20:23:12 +0000 https://kosovonow.com/?p=20765 Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar për videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku thuhej se për 20 vjet ish-liderët politikë kanë shkatërruar vendin. Kastrati ka thënë se kjo lloj video i shërben vetëm skenareve serbo-ruse, që për qëllim kanë të ndezin […]

The post Kastrati, PDK: Video e LVV-së u shërben vetëm skenareve serbo-ruse – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Kastrati, PDK: Video e LVV-së u shërben vetëm skenareve serbo-ruse




Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar për videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku thuhej se për 20 vjet ish-liderët politikë kanë shkatërruar vendin.


Kastrati ka thënë se kjo lloj video i shërben vetëm skenareve serbo-ruse, që për qëllim kanë të ndezin vëllavrasjen mes shqiptarëve.


Ai ka thënë se në këtë mënyrë Serbia e Rusia shndërrohen në “spektatore” sa i përket destabilizimit të vendit.


Ideatorët dhe dora që ka prodhuar këtë video ose i kanë adresat në Beograd e Moskë ose janë total të padishëm”, u shpreh ai.


Kastrati ka reaguar edhe për mosekzekutimin e pagave, që u shpreh se edhe ky kaos potencial shërben për destabilizimin e Kosovës.


“Cilado që është e vërteta një është e sigurt se ky pushtet dhe LVV -ja me këto veprime dojnë me marrë në qafë Kosovën”, shkroi ai. /Zëri


The post Kastrati, PDK: Video e LVV-së u shërben vetëm skenareve serbo-ruse – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
PDK: Trusti pritej të kalonte, Vetëvendosje e ndërpreu seancën https://kosovonow.com/pdk-trusti-pritej-te-kalonte-vetevendosje-e-nderpreu-seancen/ Wed, 22 Jun 2022 15:36:42 +0000 https://kosovonow.com/?p=15768 PDK: Trusti pritej të kalonte, Vetëvendosje e ndërpreu seancën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka adresuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet për pamundësim të votimit të nismës ligjore për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, duke ndërprerë punimet e seancës së sotme parlamentare. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri së bashku me deputetin Bekim Haxhiu, në një konferencë […]

The post PDK: Trusti pritej të kalonte, Vetëvendosje e ndërpreu seancën first appeared on Kosovo Now.]]>
PDK: Trusti pritej të kalonte, Vetëvendosje e ndërpreu seancën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka adresuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet për pamundësim të votimit të nismës ligjore për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, duke ndërprerë punimet e seancës së sotme parlamentare.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri së bashku me deputetin Bekim Haxhiu, në një konferencë për media kanë ngritur shqetësimin për ndërprerjen në mënyrë arbitrare të seancës nga kryeparlamentari Glauk  Konjufca, pikërisht në momentin që pritej debati për trustin.

Tahiri ka thënë se pushteti i udhëhequr nga Vetëvendosje dhe Albin Kurti, po gjejnë metoda për ta penguar votimin e Trustit në Kuvend.

“Edhe sot në mënyrë të paprecedentë, në mënyrë arbitrare u ndërpre seanca e Kuvendit të Kosovës, pikërisht kur ishim te pika e diskutimit të Trustit, për një kërkesë e rreth 695 mijë kontribuuesve dhe në mënyrë të paprecedentë ndërpritet seanca, e thuhet që do të vazhdojë nesër. Pra, nëse ndërpritet seanca apo do të vazhdojë këtë e vendos vetë seanca me mocion procedural, jo kryetari i Kuvendit. Kështu ka ndodhur në të kaluarën, kur të ndërpritet seanca, vendos vetë seanca se a do të vazhdojë punimet apo jo. E patë që ishin prezentë rreth 80 deputetë dhe nuk kishte arsye që të mos vazhdohej… Kjo është e papranueshme, sepse është një kërkesë e qytetarëve”, theksoi ai.

Ndërsa, deputeti Bekim Haxhiu si iniciues i kësaj nisme ligjore tha se Trusti pritej të kalonte, por nën presionin e ushtrueses së detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza  Kusari-Lila, kryeparlamentari Glauk  Konjufca vendosi ta ndërpresë seancën.

“Kryetari i Kuvendit, ashtu edhe si disa deputetë të mazhorancës, iu nënshtruan presionit të qeverisë nga frika se projektligji për Trustin do të kalojë sot, me presionin edhe të shefes së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, e cila shkoi te kryetari i Kuvendit dhe kërkoi të ndërpritet seanca”, tha ai.

Shefi i GP të PDK-së paralajmëroi se nëse edhe nesër nuk kalon projektligji dhe nëse Qeveria nuk merr masë konkrete për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, qoftë përmes përmirësimit të pagës minimale ose formave të tjera, do ta rishikojnë mundësinë e sjelljes së projektligjit përsëri në Kuvend në nëntor.

The post PDK: Trusti pritej të kalonte, Vetëvendosje e ndërpreu seancën first appeared on Kosovo Now.]]>
PDK: Prokuroria të nisë hetimet për abuzimin e ministres Osmani, e cila ia dha motrës së saj 335 mijë euro – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/pdk-prokuroria-te-nise-hetimet-per-abuzimin-e-ministres-osmani-e-cila-ia-dha-motres-se-saj-335-mije-euro-lajmet-e-fundit/ Mon, 13 Jun 2022 14:57:45 +0000 https://kosovonow.com/?p=15081 Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, në një konferencë për media ka kërkuar që Prokuroria e Kosovës të nisë hetimet për aferën e abuzimit të 335 mijë eurove nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. Bislimi tha se këto […]

The post PDK: Prokuroria të nisë hetimet për abuzimin e ministres Osmani, e cila ia dha motrës së saj 335 mijë euro – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


PDK: Prokuroria të nisë hetimet për abuzimin e ministres Osmani, e cila ia dha motrës së saj 335 mijë euro




Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, në një konferencë për media ka kërkuar që Prokuroria e Kosovës të nisë hetimet për aferën e abuzimit të 335 mijë eurove nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.


Bislimi tha se këto para të taksapaguesve kosovarë, përmes një skeme mashtrimi e kamuflimi që përbën një konflikt të pastër interesi me përgjegjësi ligjore, i ka përfituar me projektin e titulluar “Drejt Malit” Mimoza Osmani, e cila është motra e zëvendësministres Daulina Osmani, që është njeriu më i besuar i kryeministrit Albin Kurti në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka iniciuar muaj më parë një memorandum bashkëpunimi ku i ka përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë si dhe Organizatën Jo Qeveritare “Federata e Sportit Shkollor”. Nëpërmjet këtij memorandumi, Ministria e Kulturës ia ka dhënë 335 mijë euro Organizatës Jo Qeveritare “Federata e Sportit Shkollor” e cila kishte obligim ta organizoj projektin “Drejt Malit”që kishte për qëllim dërgimin e nxënësve për skijim në Brezovicë. Kjo OJQ e kishte marrë përsipër t’i blejë pajisjet dimërore për nxënësit si dhe t’i akomodojë ata në një hotel në Brezovicë. Ajo çfarë ndodhi është se kjo Organizatë Jo Qeveritare, me paratë e Ministrisë së Kulturës e kontraktoi Kompaninë “Omnisport” me pronar burrin e motrës së zëvendësministres Daulina Osmani. Pra, motra e zëvendësministres përveç që e ka bashkëshort pronarin e kësaj kompanie, ajo edhe vet punon aty.”, theksoi ai.


Bazuar në titullin e ofertës, Bislimi tha se me këto 335 mijë euro u blenë disa pajisje dimërore dhe të tjerat u shpenzuan për akomodim në hotelin “Molika” në Brezovicë, i cili sipas dokumentacionit zyrtar nuk figuron i regjistruar fare në Kosovë, por është i regjistruar në Serbi.


“Pra, disa prej këtyre parave të taksapaguesve kosovarë, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosoves përfunduan në xhirollogarinë e hotelit në Serbi. Për ta vërtetuar të gjithë ju që zëvendësministrja Daulina Osmani ishte bartëse e këtij projekti që paratë ia dha kompanisë ku punon motra e saj, mund të hyni në faqen e saj në Facebook dhe e shihni si e promovonte këtë projekt. Madje ajo e kishte ftuar në Brezovicë gjatë atyre ditëve që po zbatohej projekti, edhe kryeministrin Albin Kurti, i cili shkoi në Brezovicë dhe bashkë me zëvendësministren Daulina Osmani ato ditë me borë hipi në teleferik.”, shtoi ai.


Sipas Bislimit, kjo aferë abuzive është shqetësuese jo vetëm për përfitimin e një familjareje të titullares së Vetëvendosjes, por edhe sepse paratë janë shpenzuar për çmime të fryera me procedura të përshpejtuara.


Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje ministrit Çeku që të japë llogari e të sqarojë këtë aferë abuzive, prandaj ky rast duhet të zbardhet sa më shpejt dhe shkelësit të vihen sa më parë para përgjegjësisë ligjore.


“Edhe pse kanë kaluar disa ditë që ky projekt abuziv është denoncuar nga media, ministri i Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku, ende nuk është deklaruar për këtë çështje dhe kjo heshtje nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si miratim.”, tha ai./klankosova


The post PDK: Prokuroria të nisë hetimet për abuzimin e ministres Osmani, e cila ia dha motrës së saj 335 mijë euro – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>