Take a fresh look at your lifestyle.

Limaj: Emri im është në Nisma por më PDK se unë, nuk ka në Kosovë – Lajmet e fundit



Limaj: Emri im është në Nisma por më PDK se unë, nuk ka në KosovëFoto: Zëri




Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se partia që ai drejton është e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike në vend.


Limaj tha në Klan Kosova se ai vazhdon të besoj në konceptin dhe idetë e PDK-së, pavarësisht faktit se ka vite që i përket një partie tjetër.


”Bërthama, brumi, krijimi është në koncept… unë mendoj se jam më PDK se krejt PDK-ja që janë”.


”Unë e them publikisht, emri im është në Nisma, por më PDK se unë nuk ka në Kosovë, në organe të PDK-së, në koncept, në PDK-në që e kemi kriju, që e kemi ndërtu”.


”Tash i kemi dy forca politike, dyert e bashkëpunimit duhet t’i mbajmë të hapura, jemi të gatshëm të ulemi dhe të bashkëpunojmë në tema, të ndërtojmë diçka të përbashkët natyrisht nëse ka vullnet, nëse nuk ka vullnet nga të tjerët vazhdojmë secili në rrugën e vetë”.


”Ama unë dhe Nisma jemi të gatshëm t’i bëjmë hapat e bashkëpunimit në temat e rëndësishme për vendin që preventojnë gabimet dhe telashet me të cilat po ballafaqohet vendi”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.


Comments are closed.