Take a fresh look at your lifestyle.

Limaj për Qeverinë Kurti: Lidhje nuk kanë me shtetin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për siç tha ai padituri, veçanërisht kur bëhet fjalë për temat e rëndësisë nacionale. ”Dua ta ritheksoj bindjen time se këta janë të paditur, këtë e kam thënë në vazhdimësi, këta lidhje nuk kanë me shtetin, se me negociata hiç se hiç, këta mendojnë se janë duke folur me pikë të Vetëvendosjes në Shtime. Nevoja për me kallxu që ne nuk lëshojmë pe, ne i mshojmë tavolinës”, tha Limaj.

Tutje kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se kryeministri Kurti i ka ndryshuar në vazhdimësi qëndrimet e tij në raport me Serbinë. ”Ky njeri dalë-ngadalë po kthehet në viktimë të fjalëve të veta,  veprimeve të veta,  deklaratave të pamatura. Deklaratat që i ka pasur në raport me Serbinë dhe nga ekstremi në ekstrem po e viktimizojnë, po e shtyjë të bëjë veprime të palogjikshme po kishe po bëj diçka”, tha Limaj./Klan Kosova

Comments are closed.