Arbnora Ademaj, aktorja e njohur shqiptare e cila po zhvillon një karrierë të suksesshme në Turqi, këtë vit vit vendosi të pezullojë gjithçka dhe të bëhej pjesë e “Dance Albania”.
Ajo i dha fund rrugëtimit të saj në spektaklin e kërcimit në natën e 10-të të spektaklit në garë kundër Melisa Lleshit.
Në këtë emision Arbnora u duk se dha shumë nga vetja, madje po aty Ermal Mamaqi i zbuloi edhe lidhjen e dashurisë, ndonëse u bë publike se Arbnora është e dashuruar, identiteti i njeriut që i ka vjedhur zemrën nuk u zbulua kurrë.
Në një intervistë së fundmi për “Prive”, aktorja ka zbuluar disa gjëra për natyrën e partnerit të saj.
A ishte ai xheloz për padieshkat që realizonte në spektakël si Ramush Hardinaj për Anitën?
“Më ka mbështetur. Punë e televizionit, karriera ime është kjo normalisht që nga figura e Anitës është e papritshme, por për mua nuk është e papritshme me i realizuar padieshkat e çfarëdo forme.”
Mos ndoshta ishte po partneri i saj misterioz ai që i tha “boll” pjesëmarrjes së saj në show-n e kërcimit?
“Jo unë po të kisha pasur kohë me u përkushtuar 100 perqind do të kisha vazhduar edhe më tutje.
Ndoshta edhe prej angazhimeve të mia nuk munda të jap 100 perqind prej vetes, sepse herë pas here është dashur të shkëputem për projektet e ndryshme në Turqi.”
Kujtojmë që Arbnora Ademaj ka marrë pjesë në serialin e njohur turk “Kirik Hayatlar” dhe menjëherë mori një famë të jashtëzakonshme, për këtë arsye, suksesi i saj vijon edhe në projekte të tjera e jo vetëm.
Më herët pjesë e “Dance Albania” ajo u shpreh se kishte refuzuar 2 projekte për të qenë pjesë e spektaklit të kërcimit.
Comments are closed.