Take a fresh look at your lifestyle.

Ish-rektori i UP-së: Ende pa e marrë vendimin, e hapën konkursin – Lajmet e fundit



Ish-rektori i UP-së: Ende pa e marrë vendimin, e hapën konkursin




Ish-rektori i UP-së i shkarkuar para një muaji, Naser Sahiti ka hedhur dyshime ndaj mënyrë se si u shkarkua ai nga pozita e rektorit.


Sahiti në Kanal10 tha se ende pa u marrë vendimi nga ana e tij, është hapur konkursi për këtë pozitë.


“Mandati është i ndërprerë pa ndonjë bazë e ndonjë arsye. Ata që e kanë marrë këtë veprim e kanë parë të shkojnë në këtë formë. Madje, në këtë proces nuk i kanë përfillur as procedurat elementare, me një nguti që është vështirë të arsyetohet, e kanë marrë këtë vendim. Kanë shku me hapje të konkursit, ende pa e marrë unë vendimin”, tha Sahiti teksa ka thënë se ka nisur procedurat e ankesës në Ministrinë e Arsimit.


Comments are closed.