Take a fresh look at your lifestyle.

Të gjithë kundër Ermalit! Deklarata “rrufe” e aktorit të njohur: Nuk është artist

Emri i tij ia del të shkaktojë polemika kurdoherë, po flasim për Ermal Mamaqin, i cili së fundmi ka qenë në shënjestër të komenteve negative  në rrjetet sociale.

Ai u thumbua pasi vendosi të sillte librin e tij të parë të titulluar “Në garë me vetën” Mirëpo jo vetëm si shkrimtar, Ermali vihet në shenjestër.

Së fundmi, Mamaqi është “kritikuar” edhe për profesionin e tij si regjisor, i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Ardian Cerga nuk e kurseu mendimin e tij për Ermal Mamaqin si artist.

Teksa po fliste për kinemanë shqiptare dhe prodhimet e fundit të saj, aktori u shpreh se kohëve të fundit ka vënë re se tek ne regjisori bën edhe skenaristin edhe aktorin kryesor.

“Ajo që vihet re sot në kinemanë shqiptare që regjisori është vetë skenarist, shtëpi prodhuese dhe aktori kryesor.

Ka një shpjegim sepse që të bësh një film nuk është thjesht aspekti artistik profesional, por dhe komik dhe financiar”, tregoi Cerga ku sqaroi se këtë koment s’e kishte në veçanti për Ermalin.

Ndoshta këtë koment nuk e kishte në veçanti për Ermalin, por nuk u kursye teksa u shpreh se moderatorin nuk e llogariste fare.

“Unë s’e llogaris Ermalin sepse e kam parë dhe s’më ka pëlqyer, nuk e kam me Ermalin si njeri por si artist, nuk është artist”, shtoi ai.

Comments are closed.