Take a fresh look at your lifestyle.

Tentuan të vjedhin, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy personave – Lajmet e fundit







Policia e Kosovës, përmes njoftimit, kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për identifikimin e dy personave të dyshuar për tentim vjedhjeje.


Sipas njoftimit të Policisë, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast tentim vjedhjeje, që ka ndodhur në shtator të vitit 2022, në zyrat e një marketi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, raporton Zeri.info.


Policia po ashtu ka publikuar edhe fotografitë e të dyshuarve, derisa ka njoftuar se të njëjtët dyshohet se në shtator të vitit të kaluar kanë tentuar të kryejnë vjedhje në zyrat e një marketi në Prishtinë.


“Njësiti i hetimeve të stacionit policor ‘Qendra’, në Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Qytetarët janë udhëzuar që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave ose vendndodhjen e tyre të kontaktojë Policinë në numrin e telefonit 192. /Zëri



Comments are closed.