Take a fresh look at your lifestyle.

Tre filma për Holokaustin që duhet t’i shihni patjetër – Lajmet e fundit



Tre filma për Holokaustin që duhet t’i shihni patjetër




Një ndër tragjeditë më të mëdha në botë, ishte vdekja e mbi 6 milionë hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, pra mes viteve 1941-45.


Mizoritë e shumta të kryera nga Gjermania naziste, shfaqën edhe një anë tjetër të Evropës, por për këto krime bota duhej të njoftohej, e një mënyrë është përmes filmave.


Ka shumë filma që kanë trajtuar këtë temë e shumica prej tyre janë të bazuar në ngjarje të vërteta.


“Schindler’s List (1993)”, është film i bazuar në ngjarje të vërtetë, ku insustrialisti gjerman Oscar Schindler, duke shfrytëzuar aftësitë e tij dhe njohjet me oficerët gjerman, arriti të shpëtojë rreth 1200 hebrenjë. Simbol dallues i filmit është vajza me pallto të kuqe, që paraqet pafajësinë e këtij populli.


Ky film ka fituar shtatë çmime Oscar, shkruan Zeri.info.



Image

“The boy in striped pajamas”, i realizuar në vitin 2008, ka të njëjten tematikë, mirëpo duke e shikuar nga sytë e një fëmijë 8-vjeçar, Bruno, djali i një komandanti gjerman, i cili nuk e përcepton se çfarë ndodh realisht dhe miqësohet me një bashkëmoshatar çifut, Shmuel. Të dy i ndan një gardh që paraqet ndasinë mes dy botëve, atë të një djali të pasur dhe një fëmijë të pafajshëm që vuan deri në fund të jetës, por që fundi do të jetë tragjik për të dy.



Image

“The pianist”, fitues i tri çmimeve Oscar, trajton temën e një pianistit hebre, Wladyslaë Szpilman në vitin 1939 gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.


Vlerën artistike më shumë ia shton fakti se është i bazuar në ngjarje të vërtetë, duke treguar peripetitë dhe vuajtjet që kaloi Szpilman për të mbijetuar.



Image

Kujtojmë se data 27 janar është shpallur Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, në nderim të të gjithë viktimave që vuajtën fatin tragjik pa asnjë faj. /Zëri


Comments are closed.