Take a fresh look at your lifestyle.

Vdes burri që jetoi për 18 vjet në Aeroportin e Parisit, inspiroi filmin “The Terminal” – Lajmet e fundit



Vdes burri që jetoi për 18 vjet në Aeroportin e Parisit, inspiroi filmin “The Terminal”




Ka vdekur Mehran Karimi Nasseri, burri iranian që jetoi për 18 vjet në aeroportin e Parisit dhe që inspiroi filmin “The Terminal” me protagonist Tom Hanksin.


Merhan Karimi Nasseri ka vdekur pas një sulmi në zemër rreth mesditës, thotë një zyrtar i Aeroportit të Parisit, raporton The Guardian, transmeton Zeri.info.


Bëhet e ditur se policia dhe mjekët i kanë dhënë ndihmën e duhur, por s’kanë mundur ta shpëtojnë atë.


Ai besohet se ka lindur në vitin 1945, ka jetuar në Terminalin 1 të këtij aeroporti që nga viti 1988 deri më 2006, fillimisht për shkak të mungesës së dokumenteve ligjore e më pas edhe nga dëshira.


Ky burrë iranian ka jetuar edhe javët e fundit në aeroport tha ky zyrtar. /Zëri


Comments are closed.