Take a fresh look at your lifestyle.

Vdes i burgosuri 31-vjecar në Spitalin e Pejës – Lajmet e fundit



Vdes i burgosuri 31-vjecar në Spitalin e Pejës




Një i burgosur ka vdekur sot në Spitalin e Pejës.


Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës ku ka njoftuar se sot në Spitalin Rjonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet M.K, viti i moshës 31-vjeçar.


I njëjti është pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmuar.


“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjedja dhe menjehere nën shoqerim të stafit duke e reanimuar është derguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas perpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.


Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim. /Zëri


Comments are closed.