Take a fresh look at your lifestyle.

Vërshime në Gjilan, uji i merr edhe shtëpitë – Lajmet e fundit



Vërshime në Gjilan, uji i merr edhe shtëpitë




Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha në Livoç të Poshtëm, në Gjilan.


Sipas disa fotografive të postuara në rrjetin social në Facebook nga faqja Meteo Kosova shihen vërshime të mëdha të ujit edhe në objekte të banimit.


Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të enjten do të ketë rritje të lehtë të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu.


Minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.


Sa i përket parametrit të erës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.



Comments are closed.