Take a fresh look at your lifestyle.

Publikohet raporti “Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor”

Grupi për Ballkan sot ka publikuar raportin “Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor”, duke ofruar statistika dhe rekomandime se si duhet të veprojnë institucionet e vendit.

Arieta Vllahiu nga Grupi për Ballkan tha se sipas të dhënës se Odës se Mjekëve  nga viti 2018 e deri në shtator të 2022 kjo osë ka lëshuar 666 certifikata te etikës dhe profesionit që kërkohet nga profesionistët shëndetësor për punësim jashtë vendit.

Krahas ikjes së mjekëve edhe më sfiduese sipas saj është ikja e infermierëve.

“Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve, nga viti 2018 deri në shtator të 2022 kjo odë ka lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokument ky që kërkohet nga institucionet shëndetësore me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës. Në vitin 2020, Oda e Mjekëve kishte lëshuar 105 certifikata për mjekët, ndërsa nga Janari deri në Shtator të vitit 2022 e njëjta ka lëshuar 183 certifikata. Pra, janë 78 certifikata më shumë. Situatë më e rënduar paraqitet  tek Oda e Infermierëve të Kosovës e cila ka lëshuar 140 certifikata për infermierët në vitin 2021. Nga Janari deri në Shtator të vitit 2022, ky numër është katërfishuar në 586 certifikata”, tha ajo.

Ndërsa, Irfan Krasniqi  nga Ministria e Shëndetësisë tha se aktualisht kanë rritur buxhetin për shëndetësisë dhe kanë shtuar 300 vende të punës. E odat e mjekëve dhe infermierëve te Kosovës e konsideruan shqetësuese ikjen e profesionistëve shëndetësor për çka kërkuan reagim nga institucionet e Kosovës.

Comments are closed.