Take a fresh look at your lifestyle.

Vetëvendosje kërkon largimin e barrikadave në veri – Lajmet e fundit



Vetëvendosje kërkon largimin e barrikadave në veri




Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur mbledhje të dielën ku është diskutuar për situatën në veri dhe tema tjera.


Në këtë mbledhje që ka marrë pjesë edhe kryetari i LVV-së, njëherit kryeministri Albin Kurti, është thënë se barrikadat në veri duhet hequr dhe duhet kthimi i rendit e ligjit në atë pjesë.


“Sot u mbajt mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në diskutimin e situatës politike vend qendror pati veriu i Mitrovicës me barrikadat që duhen hequr dhe rendin e ligjin që duhet kthyer atje, lufta kundër korrupsionit në vend, dhe rritja ekonomike bashkë me buxhetin i ri që tashmë ka kaluar në dy lexime në Kuvend”, thuhet në njoftimin e LVV-së.


Serbët kanë vendosur barrikada në disa pjesë në veri të Mitrovicës që nga e premtja e kaluar. Veprimet e tyre kanë ardhur pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq, I cili akuzohet për sulme ndaj zyrave të KKZ-së në veri të Mitrovicës dhe patrullave të Policisë së Kosovës.


Thirrje për heqjen e barrikadave kanë bërë BE dhe SHBA.



Comments are closed.