Take a fresh look at your lifestyle.

Moti për pesë ditë – Lajmet e fundit



Moti për pesë ditë




Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.


Sipas IHMK-së, vranësira më të fokusuara dhe më të shpeshta do të shtrihen përgjatë relievit malor, kurse mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta dhe me ngrica të lehta, raporton Zeri.info.


Bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme.



Comments are closed.