Take a fresh look at your lifestyle.

Vinicius: La Liga nuk bën asgjë kundër racizmit

Ylli i Real Madridit, Vinicius, thekson se kompeticioni elitar i futbollit spanjoll nuk bën asgjë për të luftuar racizmin.

“Racistët vazhdojnë të vijnë në ndeshje, të shikojnë klubin më të madh në botë dhe La Liga nuk bën asgjë për këtë. Liga i ka të gjitha provat, ka video që shpërndahen edhe në rrjetet sociale. Vazhdoj të luaj me ballë të ngritur dhe të festoj fitoret”, tha Vinicius.

Shkak për këtë deklaratë të Vinicius është bërë vendimi i prokurorisë spanjolle në lidhje me thirrjet raciste të drejtuara ndaj yllit brazilian nga tifozët e Atléticos. Ai tha se nuk ishte e mundur të identifikoheshin përgjegjësit.

Comments are closed.