Take a fresh look at your lifestyle.

“Volvo” vjen zyrtarisht në Kosovë – Lajmet e fundit



“Volvo” vjen zyrtarisht në Kosovë




Prodhuesi i njohur i veturave “Volvo” tani do të jetë prezent përmes një përfaqësie edhe në Kosovë.


Bëhet fjalë për veturat e prodhuara nga një korporatë prodhuese shumëkombëshe me seli në Goteborg të Suedisë.


Lajmi për ardhjen e kësaj marke veturash në Kosovë vjen në kohën kur përfaqësues të saj kanë thënë kompania po synon të arrijë “barazinë e çmimeve” – midis makinave me benzinë dhe elektrike.


Madje, sipas parashikimeve të tyre, kjo do të mundë të ndodhë hiç më larg se deri në mesin e kësaj dekade.


E njohur në të gjithë botën si një markë premium, në Suedi konsiderohet kryesisht një makinë praktike familjare.







Por duke pasur parasysh faktin se është edhe një sinonim i sigurisë, besueshmërisë dhe cilësisë, Volvo është bërë një nga markat emblematike në botë.

Ky është artikull i sponsorizuar.

Comments are closed.