Take a fresh look at your lifestyle.

Vrapo Babadimër më 25 dhjetor në sheshet e Prishtinës

Edhe këtë vit në kryeqytet do të mbahet aktiviteti humanitar “ Vrapo Babadimër”, ku të gjithë pjesëmarrësit vrapojnë me kostume të babadimrit. Kurse, mjetet e grumbulluara do të dhurohen për familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar në Facebook, se më 25 dhjetor, duke filluar nga 12:00, presin të gjithë që të vrapojnë së bashku me kostume të babadimrit nga sheshi “George Bush” deri tek sheshi “Skënderbeu”, për t’u kthyer më pas në pikën e nisjes.

“Jepi buzëqeshje familjeve në nevojë, bëhu Babadimër. Kostumet dhe numrin pjesëmarrës mund t’i bleni çdo ditë tek sheshi “Zahir Pajaziti” në shtëpizën e “Vrapo Babadimër”.

Të gjitha mjetet e grumbulluara do të dhurohen për familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë. Faleminderit Jusuf për ftesën e dhuratën, mezi presim t’i bashkohemi iniciativës”, ka shkruar ai.

Comments are closed.