7 milionë euro borxhe, KRU “Prishtina” po vazhdon shkyçjen e bizneseve nga ujësjellësi – Lajmet e fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, po vazhdon edhe sot shkyçjen nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë më shumë se një faturë pa paguar.
Sipas KRU “Prishtina”, borxhi total i kategorisë së bizneseve për shërbimet e ujit dhe kanalizimit është mbi 7 milionë euro.
Kompania u ka bërë thirrje bizneseve borxhlinj që të reflektojnë dhe të kryejnë pagesë për shërbimin e ofruar në mënyrë që të evitohet shkyçja. /Zëri
Comments are closed.