Take a fresh look at your lifestyle.

Afrikë: Po festonin përfundimin e provimeve, gjenden pa jetë në një klub nate 20 të rinj, dyshohet se janë helmuar – Lajmet e fundit



Afrikë: Po festonin përfundimin e provimeve, gjenden pa jetë në një klub nate 20 të rinj, dyshohet se janë helmuar


Bota
June 26, 2022 – 18:42

Të paktën 20 persona janë gjetur të vdekur brenda një klubi nate në Afrikën e Jugut, ndërsa dyshohet se janë helmuar.


Brigadieri Tembinkosi Kinana tha se viktimat ishin të gjithë të moshës nga 18 deri në 20 vjeç.


Zyrtari i komunitetit të provincës së Kepit Lindor dhe departamentit të sigurisë Unathi Binqose përjashtoi si shkak për vdekjen ndonjë sherr të mundshëm, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.


Të rinjtë ishin duke festuar për përfundimin e provimeve dhe vitit shkollor. /balkanweb


Comments are closed.