Ambasadorja amerikane në Shqipëri përshëndet qëndrimin e Britanisë: Askush mbi ligjin – Lajmet e fundit
Bota
July 21, 2022 – 15:54
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Britanisë së Madhe, për “shënjestrimin” e disa shqiptarëve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprime kriminale dhe korrupsion.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kimi është shprehur se kushdo që ka abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten, duke u përfshirë në korrupsion dhe minuar demokracinë.
Diplomatja theksoi se askush nuk është mbi ligjin.“Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit, pra ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe minuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Kimi në Twitter. /telegrafi
Comments are closed.