Take a fresh look at your lifestyle.

“Armina Mevlani më dha emrin që kishte ruajtur për djalin e saj”! Olta Gixhari vjen me rrëfimim e veçantë

Olta Gixhari solli në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Amar.

Që atëherë ajo zbuloi se emrin e djalit e kishte gjetur Armina Mevlani, me të cilën aktorja është mikeshë e ngushtë.

“Kam folur me mikeshat e mia dhe ju kam thënë më dërgoni lista ose emra që mendoni dhe një ndër to ishte Armina Mevlani.

Armina ndër të tjerë emra, që më ka thënë, nuk më dha shumë emra, 4-5 emra më dha, ajo ishte shumë tek emrat spanjollë dhe emri i fundit fare ishte Amar, të nesërmen kthehem prapë po shihja Amar dhe i thashë partnerit tim mua më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj është e çuditshme.

U la me aq biseda dhe kalonin ditët e unë mbeta tek ky emër, Armina më dërgoi disa emra dhe në fund u dorëzua dhe më shkroi: “E di çfarë, meqenëse të kam shumë shoqe po të çoj dhe këtë emër që e kisha ruajtur për djalin tim, Amar.

Do gjej ndonjë emër tjetër derisa të bëhem vet me djalë” Dhe mua më pëlqeu shumë si emër dhe gjatë shtatzënisë i thërrisja djalit shpesh: Amar, Amar, Amar”-tha Olta./afterparty/

Comments are closed.