Take a fresh look at your lifestyle.

Arrestimi i dy personave të dyshuar për keqpërdorim me grante, Peci falënderon bujqit për ndarjen e informacioneve – Lajmet e fundit



Arrestimi i dy personave të dyshuar për keqpërdorim me grante, Peci falënderon bujqit për ndarjen e informacioneve




Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas arrestimit të dy personave, të cilët dyshohet se kanë pranuar para në emër të zyrtarëve të një ministrie, duke premtuar ndikim për futjen e dy aplikuesve në listën e përfituesve të granteve.


Peci e ka përshëndetur këtë aksion të institucioneve të drejtësisë.


Ai ka falënderuar bujqit për bashkëpunim në ndarjen e informacioneve.


“E përshëndes veprimin e ndërmarrë nga organet e rendit dhe drejtësisë gjatë ditës së sotme në luftimin e dukurive negative. Mbetem i përkushtuar në luftën kundër tentativave të tilla, krimit dhe korrupsionit”, ka shkruar Peci në Facebook, të hënën.


“I falënderoj bujqit tanë për bashkëpunim dhe ndarje të informacioneve me ne dhe organet e rendit si dhe i inkurajojmë ata që edhe në të ardhmen t’i denoncojnë parregullsitë dhe tentativat e tilla negative”, ka thënë ai.



Comments are closed.