Take a fresh look at your lifestyle.

Arrestohet shqiptari me gruan në Itali, u sekuestrohen 30 mijë euro dhe heroinë – Lajmet e fundit



Arrestohet shqiptari me gruan në Itali, u sekuestrohen 30 mijë euro dhe heroinë




Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij janë arrestuar ditën e sotme nga autoritetet italiane.


Burrë e grua u arrestuan nga autoritetet italiane teksa po udhëtonin me mjetin e tyre tip “Volkswagen Polo”. Në mjet ndodhej edhe fëmija i çiftit, 10-muajsh, raportojnë mediat e huaja.


Gjatë kontrolleve të kryera në banesën dhe mjetin e shqiptarit nga policia efektivët e policisë sekuestruan 30 mijë euro cash të përfituara nga shitja e drogës dhe 9 kilogramë heroinë.Të dy përballen me akuzën për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike./euronews.al


Comments are closed.