Take a fresh look at your lifestyle.

Xhaferi: Shkëputëm kontrata me vlerë 6 milionë euro

Drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës Krenar Xhaferi, ka folur për subvencionimin e kontratave.

Xhaferi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se si pasojë e vonesës së subvencionimit nga Qeveria, Komuna e Prishtinës ka shkëputë kontrata me vlerë 6 milionë euro.

“Një situatë që nuk ka ndodhur që 20 vite. Pra ngritje çmimet në bitomen, në asfalt në cdo fushë. Në bitomen kanë ndodh 100 për qind dhe të gjitha kontratat janë stopu, kontraktort filluan të shqetësohen.

6 milionë euro i kemi shkëput kontrata, e kemi ditë që Qeveria e Kosovës filloi të vonohet me subvencionimi, na trembi që mund të vonohen me subvencionime”.

Ai tha se e gjithë kjo ka ndikuar në bllokimin e punëve, në realizimin e planeve dhe në harxhim të buxhetit.

Comments are closed.