Take a fresh look at your lifestyle.

Artistja ruse rrezikon 10 vite burg, ndërroi çmimet në supermarket me slogane kundër luftës në Ukrainë – Lajmet e fundit



Artistja ruse rrezikon 10 vite burg, ndërroi çmimet në supermarket me slogane kundër luftës në Ukrainë


Bota
December 15, 2022 – 20:43

Alexandra Skotsilenko rrezikon të dënohet me 10 vjet burg për shkak se ndryshoi çmimet në një supermarket me mesazhe kundër luftës në Ukrainë. Gjyqi i saj filloi sot në Shën Petersburg. Disa media të pavarura ruse treguan Skotsilenko duke buzëqeshur në sallën e gjyqit, e shoqëruar nga dy oficerë policie.


Artistja 32-vjeçare po ndiqet penalisht për “përhapje informacioni të rremë” për ushtrinë ruse dhe nxitje të “urrejtjes politike”, një vepër e futur në kodin penal pas pushtimit të Ukrainës. Sipas aktakuzës, ajo ndryshoi etiketat e çmimeve me mesazhe që protestojnë kundër ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.


Skotsilenko pranon se ajo vendosi letrat, por mohon fajin duke thënë see nuk përmbajnë informacion të rremë. “Ku është krimi në “Stop Luftës”? /abcnews


Comments are closed.