Take a fresh look at your lifestyle.

Asambleja Parlamentare e NATO-s: Barrikadat në veri të hiqen menjëherë – Lajmet e fundit



Asambleja Parlamentare e NATO-s: Barrikadat në veri të hiqen menjëherë




Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Joëlle Garriaud-Maylam, ka folur rreth situatës së krijuar së fundmi në veri të Kosovës.


Kryetarja e Asamblesë Garriaud-Maylam ka shprehur shqetësimin e saj për këto zhvillime që kanë ndodhur në Mitrovicën e Veriut, ku ka thënë se kërcënimet dhe sulmet nga individë të armatosur janë të papranueshme.


Po ashtu sipas Joëlle Garriaud, barrikadat të cilat janë të vendosura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë.


“Jam thellësisht e shqetësuar nga zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Kërcënimet dhe aktet e përsëritura të frikësimit dhe dhunës nga individë të armatosur, përfshirë sulmin e kësaj fundjave ndaj një patrullimi zbulues të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX Kosovë) janë të papranueshme. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. Barrikadat e ngritura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, është shprehur ajo.


Comments are closed.