Take a fresh look at your lifestyle.

Asamblisti flet për koordinimin e kryetarit Rama me anëtarët e Kuvendit, ja ku duhet të ketë përmirësime!

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, tashmë disa muaj është nën qeverisjen e kryetarit Përparim Rama.

Për të folur për situatën në Prishtinë dhe bashkëpunimin me kryetarit Rama me asambleistët, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur asamblisti Feim Osmani.

Ai u shpreh se koordinimi mesdrejtorive, mosvlerësimi i prioriteteve e deri te ndarja dhe menaxhimi i buxhetit, ka çalime gjithandej.

Asamblisti thekson që më shumë raste pozita po voton me nguti dhe pa plotësuar dokumentacionin e kërkuar me ligj për shumë vendime me çka po humbet shumë kohë duke u kthyer mbrapsht vendimet e miratuara të Kuvendit nga ana e MAPL-së.

“Ka çalime gjithandej. Duke filluar nga puna e Kuvendit, koordinimi në mes drejtorive, mosvlerësimi i prioriteteve e deri te ndarja dhe menaxhimi i buxhetit.

Bashkëpunimi në mes anëtarëve të kuvendit nuk është për ta vlerësuar e këtu vlen të theksohet arroganca e numrave dhe përvoja jo e mjaftueshme në hartimin e rregulloreve e deri te mospërfillja e Kuvendit si nga ana e kryetarit po ashtu nga drejtoritë dhe anëtarët e pozitës LDK, PDK. Në shumë raste pozita po voton me nguti dhe pa plotësuar dokumentacionin e kërkuar me ligj për shumë vendime me çka po humbet shumë kohë duke u kthyer mbrapsht vendimet e miratuara të Kuvendit nga ana e MAPL-së si organ i shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimeve të kuvendeve komunale”, u shpreh Osmani për “Bota sot”.

Comments are closed.