Take a fresh look at your lifestyle.

AVONET dënon veprimin në Shterpcë: Plagosja e dy të rinjve është rast makabër – Lajmet e fundit



AVONET dënon veprimin në Shterpcë: Plagosja e dy të rinjve është rast makabër




Regjioni i Ferizajt, konsiderohet si një prej regjioneve më të qeta dhe ka një bashkjetesë shembull mes komuniteteve, gjë që është dëshmuar.


Përmes një njoftimi AVONET, dënon fuqishëm këtë veprim makabër dhe kërkon që autori i këtij akti të merr dënimin e merituar dhe veprimet e tilla e cenojnë frymën e mirë të bashkjetesës.


“Bashkjetesa mes komuniteteve është dëshmuar se në Shterpcë dhe në regjionin e Ferizajt janë thellësisht të ndërtuara, e ky rast nuk guxon të lejoj që kjo bashkjetesë të cenoj raportet mes qytetarëve”, thuhet në njoftim, raporton Zeri.info.


Po ashtu AVONET kërkon që institucionet e Republikës së Kosovës që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë këtë rast.


AVONET, njëherësh shpreh mirënjohje dhe konsideron se Policia e Kosovës ka treguar efikasitetin më të lartë dhe ka arritur të arrestoj kryesin e veprës.


“Të plagosurëve ju dëshirojmë shërim të shpejtë dhe nesër së bashku të festojmë krishtlindjet e besimtareve ortodoks”, thuhet në njoftim. /Zëri


Comments are closed.