Bota
January 13, 2023 – 15:51
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku një vajzë tre vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes, pasi u gjet në një rrobalarëse, sipas mediave të huaja.
Ka qenë babai dhe një pjesëtar i familjes që gjetën 3-vjeçaren rreth orës 22:30.
Fëmija ishte në gjendje kritike kur u shpëtua, por u deklarua e vdekur pak pas orës 23:30.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së saj. Sipas deklaratave të babait, 48 vjeç, dera e rrobalarëses ka qenë e mbyllur në momentin që ata zbuluan vendndodhjen e vajzës. /abcnews
Comments are closed.