Take a fresh look at your lifestyle.

Bankat komerciale në Kosovë me shërbimet më të shtrenjta në rajon – Lajmet e fundit



Bankat komerciale në Kosovë me shërbimet më të shtrenjta në rajon




Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e fitimit neto të bankave deri në muajin prill të këtij viti është mbi 44 milionë euro.


Mbi 117 milion euro neto i fituan gjatë viti 2021.


Por, edhe përkundër fitimit të madh, bankat komerciale në Kosovë vazhdimisht po i rrisin çmimet e shërbimeve bankare. 


Madje, këto shërbime janë më të shtrenjta sesa në vendet e rajonit.


Por, Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, çështja e çmimeve të shërbimeve bankare do të adresohet përmes draft ligjit të ri për shërbimet e pagesave e që është në proces të finalizimit.


“Ju njoftoj se çështja e çmimeve të shërbimeve bankare do të adresohet përmes draft ligjit të ri për shërbimet e pagesave, ku përveç Direktivës për Shërbime të Pagesave dhe Direktivës për Institucionet e Parave Elektronike, ky draft ligj planifikohet të transpozoj edhe Direktivën e BE-së “Për llogarinë e pagesës”.


Ky institucion nuk ka dashur të tregoj se cilat nga shërbimet bankare kanë pësuar rritje më të mëdha të çmimeve, me arsyetimin se kjo çështje është kompetencë e Shoqatës së Bankave të Kosovë./T7


Comments are closed.