Take a fresh look at your lifestyle.

Blinkeni: Bota është tmerruar nga goditja me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë – Lajmet e fundit



Blinkeni: Bota është tmerruar nga goditja me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë


Bota
June 27, 2022 – 20:57

Sulmi me raketa ruse në një qendër tregtare në Ukrainë sot është i fundit në një “varg mizorish” në vend dhe bota është “e tmerruar”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.


Në një deklaratë në Twitter, Blinken shkroi: “Ne do të vazhdojmë të mbështesim partnerët tanë ukrainas dhe të kërkojmë llogari nga Rusia, përfshirë ata që janë përgjegjës për mizoritë.”


Diku tjetër, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric tha se OKB-ja ishte e shqetësuar për intensifikimin e luftimeve në Ukrainë dhe sulmin “i mjerueshëm” në qendrën tregtare.


“Është për të ardhur keq, për të thënë më së paku. Çdo lloj infrastrukture civile, e cila përfshin padyshim qendrat tregtare dhe civilët nuk duhet të jenë kurrë në shënjestër,” u tha Dujarric gazetarëve.


Zyrtarët ukrainas kanë thënë se shumë civilë dyshohet se kanë vdekur ose janë plagosur pas sulmit të sotëm. /balkanweb


Comments are closed.