Take a fresh look at your lifestyle.

Buxhovi: Nga 2006 LDK ishte e përçarë, ardhja e Abdixhikut është pozitive – Lajmet e fundit



Buxhovi: Nga 2006 LDK ishte e përçarë, ardhja e Abdixhikut është pozitive




LDK-ja sot shënoi 33 vjetorin e themelimit të saj si partia e parë jokomuniste në Kosovë, në kohën e ish- Jugosllavisë.


Historiani Jusuf  Buxhovi deklaroi se LDK ia vuri themelet shtetit të ardhshëm të Kosovës. Ai u shpreh se në themelimin e  saj, shtatë nga të parët ishin akademikë.


“Kjo ishte shumë me rëndësi si mesazh për qytetarët dhe faktoin ndërkombëtar  në atë kohë”, tha Buxhovi.


Sipas tij, shteti paralel i krijuar dhe mbajtur nga LDK-ja në vitet e 90-ta, bartë të gjithë peshën e lëvizjës së asaj kohe.


“Unë kam qenë organizator, sepse është dashur dikush të mbledhë 11 nënëshkrime, që të paraqesë kërkesën për themelim të partisë politike, sipas ligjit jugosllav”, u shpreh Buxhovi. “Këtë e kam bërë unë”.


Sipas historianit të njohur, bërthama e parë e atyre që thelemuan LDK-në, kanë ardhur nga ish gazeta Rilindja si edhe Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës.


Ai tha se për dhjetë vjet të rezistencës paralele, Kosova shkëputi lidhjet me ish-Jugosllavinë dhe Serbinë.


Duke folur për kohën e  tashme në të cilën vepron LDK-ja, Buxhovi tha se tash Kosova ende nuk e ka rrumbullakësimin e pavarësisë së vendit.


“LDK ëhstë parti më e hapur dhe ka rrjedhë demokratike krahasuar me partitë tjera të cilat janë gati despotike në zgjedhjen e strukturave”, tha ai në rtk.


Buxhovi e pranon se nga viti 2006, LDK-ja është përçarë dhe ka pasur probleme.


“Me ardhjen e Abdixhikut, ka një kapërcim të mirë”, tha ai, duke shtuar se deri në këtë kohë, personat që ishin në LDK ishin të akomoduar.


“Ardhja e Abdixhikut në krye të LDK-së është kthesë politike”.


Comments are closed.