Take a fresh look at your lifestyle.

Çekët janë “mbretërit e pamposhtur” të birrës në Evropë

Disa vende e duan pirjen e birrës, ndërsa të tjerët janë më të prirur të furnizojnë pjesën tjetër të botës duke eksportuar birrat e tyre. Sërish të tjerët po e pranojnë me kënaqësi këtë ofertë pasi duket se preferojnë importet mbi prodhimin vendas.

Kina, Kanadaja dhe Italia dallohen për importet e tyre të larta të këtyre pijeve, ndërsa Belgjika dhe Meksika renditen në krye të eksportuesve më të mëdhenj të birrës. Vendet baltike Estonia dhe Lituania, si dhe fqinjët e tyre të Evropës Lindore, Polonia dhe Rumania, janë disa nga konsumatorët më të mëdhenj të birrës në botë së bashku me Austrinë dhe Namibinë.

Por ka edhe vende që bëjnë pjesë në më shumë se një nga këto kategori. Çekët janë mbretërit e pamposhtur të birrës në Evropë, pasi ata janë konsumatorët më të mëdhenj në kontinent dhe kanë akoma më shumë për të ndarë në eksporte. Shumë vende evropiane, si Franca, Britania e Madhe, Holanda si dhe SHBA importojnë dhe eksportojnë shumë birrë.

Gjermanët të famshëm në botë për birrën e tyre  janë madje ndër kombet kryesore në të tre kategoritë, duke e përzier atë me eksporte të larta dhe importe të larta, gjë që natyrisht çon gjithashtu në konsum të lartë për frymë.

Comments are closed.