Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin 2019 ishte takuar me tashmë të ndjerin, Shinzo Abe.
Thaçi e quante atë si një mik i Kosovës, si dhe kishin biseduar për thellimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve.
Sipas raportimeve, Abe ishte shprehur i kënaqur me avancimin e marrëdhenieve në mes dy vendeve, shkruan Zeri.info.
“Hapja e ambasadës sonë në Prishtinë, samiti i suksesshëm i bizneseve dhe Java e Kulturës Japoneze që do të mbahet muajin e ardhshëm janë konfirmim i afrimit tonë”, ishte shprehur ish-kryeministri Abe.
Ish-kryeministri Abe vdiq sot, në moshën 67-vjeçare, pas një atentati në qytetin Nara. /Zëri
Comments are closed.