Take a fresh look at your lifestyle.

Çitaku akuzon VV-në: Gazi lotsjellës dhe molotovët na e humbën trenin për liberalizim që nga 2016 – Lajmet e fundit



Çitaku akuzon VV-në: Gazi lotsjellës dhe molotovët na e humbën trenin për liberalizim që nga 2016




Deputetja nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar mosliberalizimin e vizave për kosovarët, duke thënë se nuk e arsyeton qasjen e BE-së karrshi Kosovës, shkruan Zeri.info.


Mirëpo, ajo ka akuzuar Vetëvendosjen se përmes politikave populliste, gazit lotësjellës e molotovëvë, Kosova ka humbur mundësinë që t’i marrë vizat.


“Pa dashur ta arsyetoj për asnjë moment qasjen fund e krye të pajustifikueshme të Bashkimit Evropian karrshi Kosovës dhe liberalizimit të vizave, një mësim shpresoj ta kenë marrë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës; retorika boshe dhe populliste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotësjellës e molotovët na e humbën trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëhere kur ishim në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”, ka shkruar ajo ndër të tjera. /Zëri


Comments are closed.