Deputeti i LVV-së alarmon: FSK-ja të dërgohet në veri, të dielën serbët e armatosur vijnë në Jarinjë – Lajmet e fundit
Deputeti i LVV-së Arbër Rexhaj, ka alarmuar për situatë në veri të vendit.
Rexhaj ka thënë se të dielën në mesditë, serbët prorusë dhe të armatosur nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska do të vijnë në pikën kufitare në Jarinjë.
Rexhaj pa treguar burimin e këtij informacioni, ka kërkuar që për këtë në veri duhet të dërgohet FSK-ja.
“Meqë serbët prorusë dhe të armatosur nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska po vijnë të dielen në mesditë në Jarinje, pikërisht kjo është një situatë kur atje do të duhej të ishte FSK-ja”, ka shkruar në Facebook Rexhaj. /Zëri
Comments are closed.