Take a fresh look at your lifestyle.

Disa të vdekur dhe të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë në një supermarket në Virxhinia, SHBA – Lajmet e fundit



Disa të vdekur dhe të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë në një supermarket në Virxhinia, SHBA


Bota
November 23, 2022 – 08:29

Një person i armatosur ka vrarë disa persona dhe ka plagosur disa të tjerë në një supermarket Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias, thotë policia.


Siç raportojnë mediat e huaja, një burrë që besohet të jetë menaxheri i dyqanit hapi zjarr, më pas ktheu armën kundër vetes dhe tani ka vdekur.


Qyteti i Chesapeake shkroi në Twitter: “Policia konfirmon një incident aktiv të të shtënave me viktima në Walmart”.


Ka pak detaje, por një oficer policie foli për 10 persona të vrarë dhe shumë të plagosur.


Deri më tani nuk dihet motivi i sulmit, përcjell Telegrafi.


Senatorja e shtetit të Virxhinias, Louise Lucas tha se ajo ishte “absolutisht e prekur” nga ato që ajo i përshkroi si “të shtënat masive të fundit në Amerikë”.


Ajo shtoi në Twitter: “Nuk do të pushoj derisa të gjejmë zgjidhjet për t’i dhënë fund kësaj epidemie të dhunës me armë në vendin tonë”.



ë#BREAKING: A Walmart manager has shot multiple employees ë

ë#Chesapeake l #VA ë

Police are to responding to multiple fatalities and injuries inside a Walmart superstore in VA with officials saying the Manager at Walmart Started to open fire shooting Multiple employees inside pic.twitter.com/JgnCleOvz3


— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) November 23, 2022


BREAKING: Virginia police confirm a shooting with fatalities at a Walmart store in Chesapeake. The shooter is dead. https://t.co/btBaRS6zwV


— The Associated Press (@AP) November 23, 2022

Comments are closed.