Dje në Dragash është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete tre të mitur.
Sipas Policisë, të tre kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa prindi i njërit prej tyre ka kanosur verbalisht njërin nga të dyshuarit.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete tre të dyshuar meshkuj kosovar (të mitur) dhe si pasojë të njëjtët kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa prindi i njërit prej tyre e ka kanosur verbalisht njërin nga të dyshuarit. Të njëjtët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri
Comments are closed.