Take a fresh look at your lifestyle.

Protestohet të premten para Komunës së Prishtinës, kjo është arsyeja

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka mbajtur dje takim me kryetarë të shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve.

Nga ky takim është marrë vendim për protestë.

Kryetari Jusuf Azemi tha se kërkesa në këtë protestë është rritja e pagave.

“Protesta do të zhvillohet të premten në ora 08:00 para Komunës së Prishtinës. Kërkesa jonë është rritja e pagave të punëtorëve që janë nën menaxhim të Komunës së Prishtinës. Për punëtorët teknik dhe sigurimit fizik që i mirëmbajnë disa shkolla dhe qendra të mjekësisë familjare që përgjegjës është komuna”, tha Azemi.

Sindikata e punonjësve të sektorit privat, ka kërkuar rrite të pagave për këtë sektor, me vendim për rritje të pagës minimale nga Qeveria, pasi sipas tyre këta punonjës janë të rrezikuar për mbijetesë.

Kërkesa e tyre është rritja e pagës minimale në 250 euro me ligj.

Comments are closed.