Take a fresh look at your lifestyle.

Drejtori sportiv i FC Prishtina, Driton Krasniqi i shuan spekulimet: Prishtina nuk ka menduar asnjëherë që ta zëvendësojë Ismet Munishin – Lajmet e fundit



Drejtori sportiv i FC Prishtina, Driton Krasniqi i shuan spekulimet: Prishtina nuk ka menduar asnjëherë që ta zëvendësojë Ismet Munishin


Sport
November 25, 2022 – 17:55

Lajmet e fundit nga Sporti

Media të ndryshme të shkruar ditët e fundit kanë spekuluar lajme rreth klubit të FC Prishtinës në lidhje me të ardhmen e trajnerit Ismet Munishi.


Shqip.com e ka kontaktuar drejtorin sportiv të klubit më të madh në vend, Driton Krasniqi për ta sqaruar çështjen në fjalë.


Krasniqi ka thënë se FC Prishtina është shumë e kënaqur me punën e bërë nga shtabi teknik në krye me Ismet Munishin.


“Ne jemi shumë të kënaqur me punën e trajnerit Ismet Munishi dhe shtabit teknik. Në asnjë moment nuk kemi menduar për zëvendësim të trajnerit dhe nuk kemi biseduar me asnjë trajner pasi që e kemi trajnerin Munishi me të cilin jemi shumë të kënaqur. Dihet se në javën e fundit kemi kaluar nëpër krizë të rezultateve e mendoj se çdo klub ka kaluar e do të kaloj nëpër kriza të tilla. Skuadra jonë po e vazhdon punën në qetësi dhe besojmë fuqishëm se së shpejti do t’u rikthehemi rezultateve pozitive”, ka thënë Driton Krasniqi të premten.


Prishtina pas 16-të ndeshjeve të zhvilluara ndodhet në pozitën e katërt me 23 pikë të grumbulluara.


Ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Trepçës ’89 të dielën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.


Stinorin vjeshtor e përmbyll me ndeshjen ndaj Ballkanit, e cila zhvillohet më 11 dhjetor në Suharekë.


Comments are closed.