Take a fresh look at your lifestyle.

Dy drejtorë në Policinë Rajonale në Prishtinë u shkarkuan për shkak të rastit të 11-vjeçares

Dy drejtorë të Policisë Rajonale në Prishtinë janë shkarkuar pas rastit të 11-vjeçares, e cila dyshohet se është dhunuar nga pesë persona ditë më parë.

Bëhet fjalë për drejtorin e Policisë Rajonale në Prishtinë, Fahredin Verbovci, dhe drejtori për Operativë Rajonale të Prishtinës, Shkelzen Xhafa.

Kështu bëri të ditur të premten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se nuk mjaftonin dy dorëheqjet, referuar asaj të Samedin Mehmetit nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Ali Gashit nga pozita e drejtorit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve.

“Në Policinë e Kosovës janë marrë masa e veprime. Janë shkarkuar zyrtarë të lartë: Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori për Operativë në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. E Drejtori i Përgjithshëm ka ofruar dorëheqje”, shkroi kreu i ekzekutivit në Facebook.

Kurti tutje ka kërkuar përgjegjësi nga Këshilli Gjyqësor e Prokurorial lidhur me rastin e 11-vjeçares, duke thënë se “ku është morali i gjyqtarëve e prokurorëve?”.

11-vjeçarja u raportua se ishte dhunuar në Prishtinë nga 5 burra për 7 orë. Për rastin e saj kanë reaguar qytetarë, aktivistë, figura të njohura e politikanë. Po ashtu, të mërkurën u mbajt edhe një protestë masive në Prishtinë.

Comments are closed.