Take a fresh look at your lifestyle.

Edhe një mbështetje ndërkombëtare për simbolin e gjenocidit në Kosovë

Gazetarja dhe shkrimtarja nga Galicia e Spanjës, Ana Expósito Valle mbështet simbolin e gjenocidit në Kosovë!

“E kaluara nuk mund të harrohet pa vënë drejtësinë në vend! Gazetarja e luftës nga Galicia e Spanjës Ana Expósito Valle, autore e librit “Mirupafshim në Kosovë, që paraprakisht ishte botuar në Spanjë, në gjuhën galicishte, në vitin 2000, sapo është kthyer nga Ukraina doli në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë. Ana Expósito Valle, gazetare nga Galicia e Spanjës që ka raportuar nga lufta në Bosnjë e Hercegovinë dhe nga Kosova, kohëve të fundit ka qëndruar në Ukrainë e përfshirë nga agresioni rus. Sapo u kthye nga Ukraina, ajo doli në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e qendrës ”Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”.

Në rrjetin social Facebook gazetarja shkruan:

E kaluara nuk mund të harrohet pa vënë drejtësinë në vend!

Si gazetare që e njeh mirë tragjedinë kombëtare që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovë, një pjesë të rrëfimeve rrëqethëse i kam publikuar edhe në librin Vemonos en Kosovo, botuar dhe në gjuhën shqipe nga Shtëpia botuese “Koha” në Prishtinë, mbështes iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë. 

Përveç mbështetjes publike në rrjetin social Facebook dhe Twiter, zonja Ana Expósito Valle u pohoi drejtuesve të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” se do t’u drejtohet më shumë se 300 gazetarëve të pavarur të shteteve demokratike që të përkrahin këtë nismë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon zonjën Ana Expósito Valle për këtë përkrahje shumë të rëndësishme për ne.

Comments are closed.