Sport
January 10, 2023 – 18:30
Lajmet e fundit nga Sporti
Pas një kohe të gjatë në krizë financiare, futbollistët e Gjilanit kanë marrë pagat.
Me fillim nga ora 14:00 futbollistët me staf së bashku me kryesinë e klubit kanë mbajtur një mbledhje.
E aty është biseduar për të ardhmen e klubit, ku gjatë ditës së sotme futbollistët kanë marrë pagat që i kishin brenda.
Tanimë çdo futbollistë i Gjilanit është shlyer dhe klubi nuk ka asnjë detyrim ndaj tyre.
Gjatë ditës së nesërme pritet të nisë faza përgatitore në Gjilan, ku pritet ta udhëheq trajneri Zekirija Ramadani.
Largimet e vetme janë Augustin Torasa dhe Fabjan Beqja që kishin dalë të lirë pas ankesave në FIFA. /GazetaOlle/
Comments are closed.