Take a fresh look at your lifestyle.

Emily Ratajkowski e Pete Davidson janë në lidhje: “Ata janë takuar prej muajsh”

Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski janë në një lidhje, shkruan Us Weekly. Sipas një burimi të brendshëm të revistës amerikane, çifti është në “fazat shumë të hershme të lidhjes së tyre, por ata janë takuar prej disa muajsh”.

“Ata pëlqejnë njëri-tjetrin. Pete e bën Emily-n të qeshë dhe atij i pëlqen veçanërisht sa inteligjente është ajo,” zbuloi burimi.

Fansat ishin të bindur më parë se Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski ishin në një lidhje pasi ata “u panë të kapur për dore”. Ata dyshohet se ishin në një takim në Bruklin dhe një kalimtar pohon se ata ishin “shumë intim”.

Meqë ra fjala, Davidson u nda me Kim Kardashian në verën e këtij viti dhe Emily u nda katër muaj më parë nga regjisori Sebastian Bear McClard, me të cilin ishte e martuar për katër vite. Së fundmi u raportua se ajo është në një lidhje me DJ Orazio Risp.

Gjithashtu, Emily u filmua së fundmi duke u puthur me pasion një burrë misterioz.

Comments are closed.