Një sulm seksual ndaj një femre të mitur, 13-vjeçare, kishte ndodhur më 14 korrik, ku i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.
Në lidhje me këtë Policia ka bërë të ditur se menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, që nën autorizim të prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimet në kërkim të personit të dyshuar.
Pas hetimeve, policia ka arrestuar 30-vjeçarin e dyshuar, transmeton Zeri.info.
“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë sot, më 20.07.2022, në orën 11:00, personin e dyshuar me inicialet T.D. (M/K), i moshës 30-vjeçar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’”.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonalë, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme, ndërsa rasti është cilësuar ‘Sulm seksual’”, ka njoftuar Policia. /Zëri
Comments are closed.