Take a fresh look at your lifestyle.

Garat me mjete sportive përfundojnë në tragjedi, vdes 40-vjeçari në Durrës – Lajmet e fundit



Garat me mjete sportive përfundojnë në tragjedi, vdes 40-vjeçari në Durrës




Garat me mjete sportive në Durrës përfunduan në tragjedi, pasi drejtuesi i një nga dy automjetet e përfshira në aksident ndërroi jetë.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3.


Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është një 40-vjeccar me iniciale A.M, banues në Fier.


Njoftimi i Policisë


Durrës/Informacion paraprak


Në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete.


Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Abcnews.al.


Comments are closed.