Take a fresh look at your lifestyle.

Gëzon trupin përfekt edhe pas lindjes së djalit, Marigona Krasniqi zbulon “sekretin” e saj

Boksieri junikas, Rubin Krasniqi dhe modelja Marigona Krasniqi janë bërë prindër për herë të parë.

Dyshja mirëpritën djalin që e quajtën Mayson, modelja u komentua shumë dhe për trupin pasi u shfaq me forma perfekte pak ditë pas lindjes.

Së fundmi, ajo ka gjetur pak kohë për ndjekësit, duke iu përgjigjur interesit të tyre, përpos komplimenteve, Marigona mori shumë pyetje nga ndjekësit për trupin, të cilët janë kureshtarë se cili është sekreti i këtyre formave pak pas lindjes.

“Nuk kam pasur asnjë herë regjim ushqimi. Ka të bëjë me metabolizmin. Edhe e rëndësishme është mos të hani për dy persona gjatë shtatzënisë”, tha ajo./insajderi

Comments are closed.