Take a fresh look at your lifestyle.

Gjendet dosja, Ibrahim Rugova u përgjua për 20 vite nga regjimi komunist në Shqipëri

Për 20 vite ish-presidentin e Kosovë Ibrahim Rugova është ndjekur nga ish-Sigurimi i Shtetit që ka funksionuar në Shqipërinë komuniste.

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, ku duket me disa dokumente të Arkivës së Sigurimit të Shtetit në dorë.

Fevziu shprehet se Sigurimi i Shtetit për 20 vite ka përgjuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, edhe pse ky i fundit deri në atë kohë kishte bërë vetëm dy vizita në Shqipëri.

“Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Ibrahim Rugova, praktikisht edhe pse Ibrahim Rugova ka bërë vetëm dy vizita në Shqipëri deri në atë kohë, në kohën kur ndiqej. Kjo është një nga shembujt tipike si ndiqte. Dosja mban numrin 80.84, dhe është një dosje ndjekje. Ndiqej Ibrahim Rugova”, shprehet moderatori Fevziu në videon e publikuar ndërsa postimi shoqërohet me shkrimin:

“E rrallë. Së shpejti në ‘Opinion’. Në Arkivat e Sigurimit të Shtetit gjendet dosja me dokumentet se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe në 2 vizitat në Shqipëri”.

Comments are closed.